Nga Fatmir Bashli
Bab, telefoni a asht gjinia femrore a mashkullore,, Ky telefoni i jem m’ka qellu femrore se nxehet shpejt ,,- Po a mbaron me i !! – Me i maron edhe mami por e ke pa vet ti,,, zjarr zjarr.
Po m’thote vajza,,-Bab a i ke pas frik dentistat ti kur ke ken sa un’ a ??- Kur kam ken sa ti mar bab nji dentist ka pas tan Shkodra ,na kena pas dentist braven e ders e spagen.
Kushrini prej jasht,, – Fato, çfar celularit ke ti,??- iPhone 4 ma !! – I lumi ti , se pak kush i ka tash njata.
Dor me nji e kam kur m’kruhet dora e majt kam me marr lek,,, A e kruva mram,, qe sot m’dhanen shperblim 50 mij lek,,i tham grus,, – Futja pra kruje edhe sonte e t’ja kryjm Sabris njat 100 mij leksh qe i kena borgj.
Ça jan k’to njerz mo vlla,,!! – Ti bjen tjetri telefonit pa numer e te thot,, Mos mi bjer ma k’ti numrit.
Po i thot shitsi bjondes,, – Byrekt a don me i hanger k’tu apo don me i marr me vedi,,- Po edhe me i hanger k’tu un prap me vedi i marr mar i trash !!!
Futem mram n’shpi, era mish !! Hy n’kuzhin, tavolina plot me mandarina e portokalla,!! U ktheva n’maje t’gishtave edhe njiher per me dal jasht,, Prap paskam pi thash,, e paskam hi te kjo kojshija si heren tjeter !! Sa tu dal kur ndigjoj grun – Fatmir , meqe po del na e merr nji kokakol e na e bjer,se m’ka ardh mami e ti mandej del ka t’dush,,,Ja mar s’kekam pijshem, kekam taman, pa m’rrejti era e mishit, thash,,se un kam kujtu se jena vegjetarian deri mram.
Kur fillunen n’fillim lokalet me i rregullu banjot e i banen me fjalen e fundit, na t’shkretit s’kishim pa najher me u ndez e me u fik dritat me sensora e me gjana,, E m’pat qellu nji her me shku te nji lokal e isha larg jush kaps,, E sa u futa n’banjo u ndez drita, e un fap çova kryt nalt per me pa se mas ka kamera,, se ku e panen ato se hina un,, Nejse prej hallit qe kisha thash,, ala nuk m’kan pa a , un jam tu plas,,E po i jepsha vedit sa mujsha, m’kishin dal damart n’qaf si me ken lule kacavjerrse,, kur fap terr krejt,, Kuku thash, m’iken kokerdhokt e syve prej prej vendit kaq fort isha tu i dhan vedit,,Isha ba me kerku ndihm, se thash sa jam gjaknxeht nuk po ndigjoj dhima, por tapo m’fillojn ma von,,Se kishte edhe muzik aty, e thash ,, me pa ik dritat nalet muzika,!!- Kur po t’fillon himni komtar, e un si patriot u çova n’kam njashtu i pa dhim si isha , kur fap sa u çova m’erdhi shikimi, u ndez drita, e un çova pantallonat e vuna doren n’zemer e pa shku te strofa e dyt m’kapi me dal n’banjo, e mender jush, ti bana nji m’t himnit n’te.
Ma kan pa ble njiher edhe mu nji kamera e m’thanen me fillu e me dal ner dasma me fitu naj lek se asht tuj u ba kameraman b*tha e dreqit e jo ti qe ja ke marr doren me nejt maje karrigave tuj vu perdet e shpis,,,,U martu ni kojshi e kishin nusen me barr e me mori e me thanen ta kena lan nji foristrad e me nejt n’bagazh,,,Tuj shku me e marr nusen mirboll veç nja dy gunga mu banen se po ecte shoferi me kujdes,,,po tuj u kthy dy her rash n’tok, Heren e par u kthynen e me moren se bertita e m’pane, heren tjeter rash n’turi e sa bana un me u qu çifti ishte shtu me djal, E njaty e nderpreva karrieren si kameraman e sa her i shof k’ta rrezikt maje makinet mundohem me e gjet sa her ka ra njeni e sa her ka ra tjetri, se qe kan ra as e diskutoj se asnjeni se ka kryt rrumullak.