Ndonëse misioni i policisë së shtetit është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike, janë jo të paktë rastet ku efektivët blu përfshihen në ngjarje kriminale duke humbur dhe jetën.
Përgjatë dhjetorit dy efektivë të FNSH-së u ekzekutuan, një koleg i tyre i repartit Shqiponja vrau një të ri.
Për shkak të detyrës nuk kanë munguar as të shtënat ndaj familjarëve të efektivëve. Rasti në fjalë u regjistrua në Shkodër. Lokali i familjarëve të policit u bë shoshë nga plumbat.
Një tjetër efektiv u plagos në Fier këtë të premte, 25 dhjetor 2020, i cili deklaroi para kolegëve që ka qenë ngjarje aksidentale. Por situata mbetet shqetësuese dhe për qytetarët, ku gjatë muaji i fundit i vitit ka shënuar një bilanc të zi.
Muaji dhjetor rezulton të jetë një nga muajt me numrin më të lartë të vrasjeve, konkretisht 9 raste të cilat sollën 10 vikti
-Më 1 dhjetor u ekzekutua në Vlorë 27-vjeçari Benjamin Bezhanaj,
–Më 2 dhjetor u vra në Shkodër Ridvan Ramazani
–Më 5 dhjetor Xhulio Prela, në Lezhë
–Më 8 dhjetor vritet nga arma e policisë së shtetit Klodian Rasha.
–Në 10 dhjetor u gjetën të vrarë dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi
–Më 15 dhjetor u eliminua Anton Keli në Rrëshen.
–17 dhjetori dita më tragjike, u shënuan 2 vrasje, ajo e Ajet Gunelit në Berat dhe Gentian Kosiqit në Dibër
–Më 20 dhjetor u vra efektivi i policisë Roland Bicerri
Sipas statistikave krahas dhjetorit dhe muajt janar dhe gusht rezultojnë muajt me numër të lartë të vrasjeve me nga 7 vrasje dhe 7 viktima.
Ajo që bie në sy si për këtë vit por dhe për vitin e shkuar, është se pikërisht muaji dhjetor, gusht dhe janar kanë numrin më të lartë të ngjarjeve kriminale, periudhë që përkon edhe me kthimin e emigrantëve në Shqipëri.
Sa i takon bilancit në total, nga data 1 janar deri më tani dhjetor të 2020 janë shënuar 57 vrasje dhe 65 viktima, shifra shqetësuese dhe më të larta se viti i shkuar pavarësisht pandemisë.