Autori i golit të fitores në ndeshjen e kaluar me Apoloninë, Ardit Hoxhaj, ka dalë sot para gazetarëve për të folur në lidhje me takimin e rradhës, mënyrën si ndjehet te Vllaznia e shumë gjëra të tjera.
Deri tani çdo gjë po shkon si duhet; në ekip jam ambientuar, po ecim në rrugën e duhur dhe shpresojmë ta mbarojmë në rrugën e duhur.
Fitorja ndaj Apolonisë është një ndeshje që na jep moral dhe pikë për të qëndruar aty lart. Tre pikët janë njëlloj si me Tiranën, si me Apoloninë, si me Skënderbeun që kemi nesër. Shpresojmë të fitojmë edhe nesër
Ne do të futemi si çdo ndeshje për të fituar, nuk mund të them që është kundërshtar i lehtë se kam parë ndeshjen me Tiranën që doli barazim, Skënderbeu ka pasur shumë raste për shënim. Në këtë kampionat nuk futesh e thuash me 100% që do ta fitosh ndeshjen, por ne do të futemi me besimin për të fituar ndeshjen.
Pozicioni i kundërshtarit në renditje? Nuk besoj se ndikon se edhe ata në vendin e fundit kanë ego për të luajtur. Edhe për lojtarët, egoja është për të luajtur në formacion dhe pastaj zgjedh trajneri.
Nuk mund të premtoj gola, por unë do të isha i kënaqur me 8-10 gola, pse jo edhe më shumë.
Kam qenë te Skënderbeu kur kanë qenë në momentin më të mirë të tyre. Nuk kam pasur shumë minuta atje, por është bukur të luash ndaj ish-skuadrës. Pjesa më e fortë e Skënderbeut janë në mesin e fushës, mendoj se aty do të zhvillohet loja, kush merr mesin e fushës.
Për mua do të ishte zhgënjim i madh nëse nuk kapim Kupat e Europës. Do të ishte zhgënjim për mua dhe dështim i stafit. Në fund do të shohim rezultatet, edhe për ndeshjen e Skënderbeut nuk është e mundur tu japim përgjigje a do fitojmë apo barazojmë e humbim. Shprsoj të shkojmë në këtë rrugë që jemi. Kemi kaluar 10 lavë, kemi njohur kundërshtarët, kemi parë ndryshimet mes skuadrave, mendimi im personal është që objektivi është të shkojmë në katër vendet e para”