Vllaznia do të luajë nesër në orën 13.45 ndaj Laçit në transfertë dhe në prag të kësaj ndeshje, ka dalë para gazetarëve trajneri Thomas Brdariç që ka shprehur bindjen e tij se edhe përballë këtij kundërshtari shumë të fortë, skuadra e tij do të tregojë vlerat e veta dhe do të kërkojë rezultat pozitiv.
“Pardje edhe dje jemi fokusuar të gjithë te Laçi, është një skuadër më e mirë se të tjerat që kemi luajtur deri tani. Shohim pikat e tyre të forta dhe të dobëta. E kemi studiuar dhe dimë çdo gjë për ta”.
“Dihet se ekipi i Laçit është i fortë. Kanë një fushë të vogël dhe kjo është problem. Do tregojmë ‘dhëmbët’ dhe forcën tonë. Çdo gjë do shihet në fushë dhe do tregojmë strategjinë tonë. Do t’i përshtatemi situatës dhe ekipet e tjera kanë respekt për lojën që ne bëjmë”.
“Kanë një trajner dhe sistem të ri loje. Kanë një trajner të mirë dhe kam respekt. Në ndeshjen me Laçin kemi një favor, në ashpërsinë e tyre ata kanë mungesën e tifozave që është mirë për ne në transfertë”.
“Ka qenë një javë e mirë, stërvitja dhe ndeshja janë tjetër dhe marrëdhëniet në ekip janë tjetër. Atmosfera ka qenë në ekip edhe pas rezultateve jo të mira. Jehona në Gjermani dhe Altin Lala? Të shohim rezultatet pas çdo momenti. Duhet të mbajmë ritmin në çdo duel.
E vlerësoj Lalën dhe fjalët e tij. Në futboll kur fiton je Zoti, ndërsa pas mungesës së rezultateve ndryshon gjithçka. Ne kemi një atmosferë të mirë dhe duhet të qëndrojmë në këto ujëra”.
“Të kemi herë tjetër kujdes. Klubi nuk ka lek të paguajë gjoba për këtë formë. Nëse dyert do hapeshin në stadium do ishin më shumë se 10 mijë veta. Kjo gjë ndodhi dhe nuk kemi çfarë bëjmë”.