Gurishta: Ja sekreti që kryesojmë dhe luajmë bukur, Vllaznia nuk ndalet…

Shpërndaje

Vllaznia luan në transfertë me Laçin në fundjavë, në një ndeshje delikate, ku synimi i të kuqve është fitorja dhe ruajtja e kreut. Erdenis Gurishta luan sezonin e tij të tetë në radhët e Vllaznisë, duke mbajtur shiritin e kapitenit dhe duke qenë një nga anësorët e spikatur të Superiores në sezonet e fundit. Jo më kot ka marrë oferta edhe nga skuadra me pretendime për titullin në elitë, por ka prefreuar që të qëndrojë në Shkodër.

Erdenis Gurishta flet për gjendjen aktualie të skuadrësm por edhe ecurinë në të arhdmen. Kujtojmë që Vllaznia kryeson Superligën me 19 pikë pas 8 ndeshjes. “Realisht, të them të vërtetën, nuk e kishim menduar këtë nisje shumë të mirë të kampionatit pasi vjet ishim në ujëra të turbullta, rrezikonim rënien nga kategoria dhe shkuam në “play-off”. Por e kishim parashikuar se do të jetë një ekip shumë i mirë sivjet sepse kanë ardhur lojtarë cilësore por tani po na del më mirë pasi nga java në javë ekipi po konsolidohet dhe po shihet edhe në fushën e lojës, përveç pikëve po zhvillojmë edhe lojë të bukur”, – tha fillimisht Gurishta në “Sport Magazine”, në “Ora Sport”.

“Meritë kryesore mendoj se është e stafit teknik që po ecrim kaq mirë. Siç dihet, trajneri Brdariç ka shumë vlera. Ai përveçse na motivon në fushën e lojës,na motivon edhe jashtë fushe. Përveçse është një trajner është edhe një shok. Mundohet të flasë me të gjithë lojtarët. Madje, të gjithë lojtarëve do t’i marrë maksimumin. Mendoj se ky është sekreti, jemi një grup shumë i mirë”, – tha anësori i kuqbeluve që është duke kaluar një formë mjaft të mirë dhe mban edhe shiritin e

Shpërndaje