Komisioni i Disiplines ka giobitur me 2 milione leke te vjetra klubin Vllaznia per shkeljen e rregullave te protokollit sanitar duke lejuar futjen e tifozeve ne stadium ne ndeshjen me Partizanin. Ja vendimet e sotme:
Vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 16.12.2020
1. KF Vllaznia, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, në bazë të neneve 63/1/b, 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
2. Zyrtari i KF Erzeni, Adriatik Shahini, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
3. Flamurtari FC, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
4. FC Besa, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 63/1/c, 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë). Në zbatim të nenit 116/1/a gjoba aplikohet në masën 50%.
5. Zyrtari i Shënkolli, Artan Djala për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
6. Lojtari i KF Shkumbini, Daniel Ramazani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Lojtari i KF Gramshi, Klehant Zani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i KF Klosi, Ervis Kadiu, për goditje me shkelm ndaj zyrtarit të ndeshjes, si dhe duke përdorur gjuhë ofenduese dhe shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 48/2/b, dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
9. Lojtari i KF Klosi, Glen Maci, për goditje me grusht dhe pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 47/2/a, 48/2/b, 48/2/c dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
10. KF Naftëtari, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
11. Lojtari i FK Kukësi U19, Argnes Ademaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i Sh.F.Pepa U13, Luis Miftari, për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i Akademia e Futbollit U15, Saverio Daci, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. AF Sukth U13, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore U-13 Grupi A, kundër Durrësi 04 U13, në bazë të Nenit 53 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
15. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U17, Gerti Kurti, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
16. Pranimin e kërkesës së KF Laçi U-15, në lidhje me lojtarin Nikola Pepa, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti U19, Kosta Belba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-15, Kevin Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Apolonia, Rubin Zijaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
20. Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Tirana AS – Femra, Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.