Vllaznia i ka bere nje nisje te shkelqyer kampionatit dhe kryeson me merite renditjen. Nje kryesim qe ka ardhur jo per shkak te gabimeve te te tjereve, por sepse ecuria e saj ka qene shume e mire.
Ne 7 ndeshjet e deritanishme ajo ka grumbulluar 16 pike, fale 5 fitoreve, 1 barazimi dhe 1 humbje te pesuar, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte 13-6.
Nderkohe, “SHKODRA SPORT” duke iu referuar statistikave, konstaton se Vllaznise nuk i ka ndodhur te kete shpesh nje nisje te tille te kampionatit.
Madje, nese i referohemi bilanceve dhe shifrave, konstatojme se ne 40 vitet e fundit, ekipi shkodran vetem ne nje rast ka arritur te grumbulloje po kaq pike, pra 16.
Ka qene sezoni 1991-92 kur Vllaznia ne 7 ndeshje do te arrinte 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Madje edhe para 29 vitesh golaverazhi do te ishte i perafert, 14-6.
Ne ate sezon siç e dime, Vllaznia do te shpallej kampion ne fund te tij. Te jete nje koinçidence kjo? Te presim…/SHKODRA-SPORT.COM/
SEZONI 1991-92, 7 NDESHJET E PARA
VLLAZNIA- TEUTA 2-1
TOMORI- VLLAZNIA 2-1
VLLAZNIA- BESA 3-1
FLAMURTARI- VLLAZNIA 1-1
VLLAZNIA- LAÇI 3-1
ELBASANI- VLLAZNIA 0-1
VLLAZNIA- PARTIZANI 3-0
SEZONI 2020-2021, 7 NDESHJET E PARA
VLLAZNIA- APOLONIA 2-0
SKENDERBEU- VLLAZNIA 0-2
VLLAZNIA- TIRANA 3-2
TEUTA- VLLAZNIA 0-0
VLLAZNIA- KUKESI 2-4
VLLAZNIA- BYLIS 1-0
KASTRIOTI- VLLAZNIA 0-3