Ibrahimi: Vllaznia me lojën për tërheqëse, pretendetja kryesore për kampion…

Shpërndaje

Agim Ibraimi shpreson që në fund të eksperiencës së tij te Kukësi, të ketë të shkruar në CV një tjetër titull kampion. Sulmuesi i afruar në merkaton e verës nga verilindorët, ka treguar në “Rubrika Sportive” për objektiva te tij dhe të skuadrës dhe çfarë ka parë në këto javë të fillimit të kampionatit.

“Edhe pse kushtet nuk ishin të përshtatshme për lojë, mendoj se loja kishte ritëm e më në fund doli edhe eksperineca jonë e u kënaqëm me fitoren. Kishim edhe raste të tjera, edhe Bylisi kishte, por mendoj se treguam eksperiencë dhe karakter fitues e morëm fitore të merituar.

Vllaznia kishte lojë shumë të mirë tërheqëse ofensive, por mendojme se vendosëm eksperiencën e munduam të ulnim ritmin. E dinim që ishim ofensivë dhe gjatë ndeshjes diskutuam që të kalojmë kohën e të ndalonim aksionet dhe ia dolëm. Vllaznia deri tani që kemi luajtur, është ajo që kishte lojën më tërheqëse se të tjerat.

Para disa ditësh dëgjova nga disa futbollistë se ka humbur cilësia e kampionatit. Cilësia humbet kur vendi i parë pas pak ndeshjesh ka 10 pikë diferencë. Kam luajtur me skuafdra të ndryshem e kam dalë kampion me shumë pikë difercnë, këtu thuhet se ka humbur cilësia. Mendoj se ka ekipe shumë cilësore, që  gjatë kësaj periudhe mund të të godasin, Çdo ndeshje është finale, ndaj duhet përgatitur në maksimum dhe çdo ekip është pretendent për kreun e tabelës.

Kam një periudhë të shkurtër këtu, por e thashë që Vllaznia ka lojën më tërheqëse në Superiore dhe i takon, është pretendentja kryesore për kampionatin. Por mendoj se është herët për të veçuar skuadrat për titull. Brdariç e kam takuar kur ka qenë te Shkëndija dhe kam dëgjuar fjalë pozitive, është trajner që sjell pozitivitet në skuadër dhe tregon edhe për Vllazninë ku gjenden.

Dua të them për Kukësin që kemi pasur 15 afrime, vetëm Limaj e Lulaj kanë mbetur nga formacioni i vitit të kaluar. Normalisht që kjo do kohë për trajnerin e drejtorin për të bërë përshtatje e për të gjetur fomacionin e duhur se kush luan më mire. Mendoj se e kemi gjetur një gjuhë të përbashkët e kjo tregon cilësitë tona.

Më gëzon fakti se edhe pas humbjeve kemi treguar karakter fitues e kemi qënë bashkë si familje që më gëzon, kemi lojtarë mjaft cilësorë që mund të mbyllin lojën shpejt. Duhet pak kohë se ka qenë periudhë e rëndë, nuk kemi pasur as trajnerin Gega, por Hallaçi ka kryer detyrat e ka sjellë pozitivitet në ekip. Katër fitore radhazi janë të kënaqshme por nuk mendoj se do të ndalojmë këtu.

Individët? Ky është sport kolektiv, kemi ardhur për të përmbushur rregullat e trajnerit dhe objektivat e klubit. Pa bashkëlojtarët nuk jemi asgjë. Kolektivi pastaj nxjerr në pah individët. Të jem i sinqertë nuk i kam vënë vetes asnjë objektiv për gola, do të isha i kënaqur që të mos shënoj e të dilte Kukësi në majë të tabelës. Në fund të karrierës, shkruhet në CV se ke fituar trofe”, tha Ibraimi. /vipsport.al/

Shpërndaje