Vllaznia është në krye të kampionatit pas gjashtë javëve të para, por në Shkodër kërkojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe sponsori Alban Xhaferri shprehet se minimalja janë Kupat e Europës, por nuk duhet të kalohet në eufori. Ndër të tjera, Xhaferri në prononcimin për Sport News Plus, thekson se klubi ka borxhe dhe se në shitje ka dalë bashkë me to.
“Vllaznia ka probleme me borxhet. Pra, do rikonstrukturohen gjërat që të jemi gati për Kupat e Europës. Objektivi minimal janë Kupat e Europës, por kjo nuk do të thotë që nuk do marrim më shumë. Nuk do kalojmë në eufori.
Me afrimin tim te Vllaznia, kemi ngritur një grup pune, me njerëz të duhur, për të realizuar projektin. Me përpara ka pasur disa probleme, por Vllaznia tani ka ndryshuar komplet strukturë dhe filozofi loje. Nuk ndodh gjithmonë e njëjtë. Kanë vendosur që të shitet me gjitha të mirat dhe të këqijat, pra edhe me borxhet”, u shpreh Xhaferri.