Vllaznia dhe Brdariç nuk njohin humbje. E mbyllin javën e katërt me një pikë shumë të rëndësishme në Durrës, por edhe duke ruajtur vendin e parë. Jo më kot, trajneri kroato-gjerman i shkodranëve e quan si një fitore pikën në Durrës.
Në prononcimin që ka dhënë pas ndeshjes në Durrës, për “Supersport”, Tomas Brdariç ka pohuar: “Sipas meje ne fituam sot, e merituam këtë pikë se ishte një betejë e fortë. Të ëndërrojmë ? Po, sigurisht, po fluturojmë (qesh). Jo, duhet të jemi të përulur. Rritet pritshëmria në Shkodër dhe Shqipëri. Por duhet të jemi të qetë se duhet të punojmë, kjo është puna jonë”.
“Sot ishet një betejë, nuk ishte një ndeshje futbolli që pëlqej të luaj. Kishte shumë ndryshime, duket e çuditshme për dikë nga jashtë. Sot, ajo që ishte kryesore, ishte të luftonim dhe të qëndronim kompakt në mbrojtje siç e bëmë. Da Silva mori goditje në fillim dhe kjo ndikoi”.
“Ne jemi një skuadër që ende po ndërtohemi, nuk jemi ende të kompletuar, është një vrapim i gjatë këtë sezon, duhet t’i arrijmë të gjithë të tjerët. Duhet të dimë që kjo ndeshje për ne ishte një fitore dhe duhet t’i gëzohemi. I kam thënë që kemi punuar mirë. Na duhen të gjithë, kemi humbur sot një lojtarë, por të gjithë gjejnë minutat e tyre në ndeshjet e tjera”.
“Gjyqtari? Nuk di çfarë të them, se është punë e vështirë të jesh gjyqtar. Për mua vendimet mund të jepen ndryshe, e dha shume shpejt të verdhin se nuk ishte e qartë. Në përgithësi nuk flas për shqiptarët se dua të jem mik me ta dhe e di që është punë e vështirë e tyre,” – e mbylli deklaratën e tij trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.
/Vipsport.al/