Ndonje pakenaqesi apo problem ne maredheniet mes administratorit Naku dhe sponsorit Xhaferi duket se eshte lene tashme pas dhe te gjithe ne kampin shkodran jane te fokusuar maksimalisht tek sfida e neserme me Tiranen.
Atmosfera eshte shume pozitive dhe skuadra duket entuziaste per marrjen e nje tjeter fitoreje, pavaresisht se perballe do te kene kampionet ne fuqi te vendit.
Per te shtuar edhe me shume angazhimin dhe perqendrimin e futbollisteve per marrjen e fitores ndaj Tiranes, ka menduar serish sponsori Alban Xhaferi.
Mesohet se biznesmeni ne fjale ka qene mbremjen e kaluar prane skuadres ne ambjentet e “Gardenland Resort” ku ajo eshte e grumbulluar, per t’i ofruar mbeshtetjen e tij maksimale.
Por jo vetem kaq. “Shkodra Sport” meson se sponsori i kuqebluve u ka premtuar futbollisteve serish shperblim ne rast fitoreje edhe neser ndaj Tiranes, ashtu siç beri javen e kaluar per fitoren ndaj Skenderbeut ne Korçe ku akordoi 5 milione leke shperblim.
Per fitoren e neserme ndaj bardhebluve, Xhaferi ka vendosur ne dispozicion te skuadres nje shperblim edhe me te madh se heren e kaluar. Pra, trepikeshi ndaj Tiranes vlen 6 milione leke per ekipin e Vllaznise.
Padyshim qe te tilla shperblime kane shtuar edhe me tej mobilizimin e futbollisteve kuqeblu, ndonese sfida si ajo Vllaznia- Tirana e kane brenda motivimin dhe ambicjen per te fituar. Por edhe 6 milione leke shperblim, kuptohet qe eshte nje arsye me shume per te fituar neser./SHKODRA-SPORT.COM/