Kuqezinjtë fitojnë ndaj Kazakistanit, marrin vendin e dytë në grup…

Shpërndaje

Shqipëria arrin të fitojë takimin e pestë të Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit me rezultatin 3-1. Cikalleshi, Ismajli dhe Manaj me 11-metersh ishin autorët e golave për ekipin kuqezi. Për ekipin kazak realizoi Abiken.

Pas këtij suksesi, Shqipëria shkon në kuotën e 8 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e dytë te grupit 4 të Ligës C, 2 pikë më pak se skuadra e Bjellorusë.

Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë në stadiumin “Air Albania” që pas rikonstruksionit. Takimi i radhës për ekipin kuqezi do të jetë të mërkurën ndaj Bjellorusisë, në orën 16:00, po në Air Albania.

Shpërndaje