Tirana solidarizohet me Vjenën, Bashkia ndriçohet me ngjyrat e flamurit austriak…

Shpërndaje

Në shenjë solidarizimi me qytetin e Vjenës ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën 4 qytetarë dhe mbi 15 të tjerë u plagosën, godina e Bashkisë së Tiranës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit austriak.

Përmes kësaj gjetje të veçantë, edhe Tirana ka shprehur mbështetjen ndaj dhimbjes së popullit të Austrisë pas tragjedisë së një dite më parë.

“Dashuria dhe bashkëpunimi janë vlerat e vërteta njerëzore! Tirana solidarizohet me qytetin e Vjenës, duke veshur fasadën e bashkisë me ngjyrat e flamurit austriak. Sulmi i djeshëm terrorist ishte një akt i shëmtuar burracakësh – kurrë s’do ta përkulin të mirën”, shkruan Veliaj.

Tirana dhe Vjena këto 5 vitet e fundit kanë marrëdhënie të shkëlqyera duke intensifikuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Shpërndaje