Bashkë me numrin e infektimeve dhe viktimave nga Covid-19, rritet edhe numri I gjobave për qytetarët që nuk mbajnë maskë në rrugë dhe për administratorët e bizneseve që nuk respektojnë protokollin e sigurisë.
Siç njofton Policia e Shtetit, në 24 orët e fundit janë vendosur 607 gjoba për qytetarët dhe 4 gjoba nga 1 milion lekë për administrator lokalesh.
Policia e Shtetit: “U konsatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masën administrative 3.000 lekë, 607 qytetarë.
Ndëshkohen me masën 1.000.000 lekë secili, 4 administratorë lokalesh, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë evidentuar 607 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë”.
Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë“.