Provohet dënimi i Valdrin Pjetrit në Itali, Prokuroria nis procedimin për “falsifikim”

Shpërndaje

Prokuroria e Përgjithshme do të nisë procedimin penal për kandidatin socialist për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, pasi kanë mbërritur në Shqipëri dokumentet që ishin kërkuar nga Italia për të.

Prokuroria bëri të ditur se pas mbërritjes së letërporosisë është provuar se

“Subjekti Valdrin Luigj Pjetri:

Është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Shtetit së Firences në datën 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike bazuar në ex art 73 DPR 309/90.

Me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Luigj Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nga neni 73 paragrafi i 1 i Dekretit të Presidentit të Republikës të Republikës së Italisë, nr.309/90 dhe është dënuar me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë  të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 (njëzet e shtatë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.500 (njëmijë e pesëqind) Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 (njëmijë) Euro. Pezullim të dënimit dhe mospërmendje. Vendim i formës së prerë.

I është revokuar leja e qëndrimit më datë 03.02.2003 nga Kuestori i Firencës.

Është dëbuar nga territori Italian më datë 04.02.2003, masë e marrë nga Prefekti i Firences. Afati i dëbimit përfundoi më datë 24.07.2015”

Prokuroria e Përgjithshme

Si rezultat, Prokuroriua e Tiranës do të nisë hetimet ndaj Pjetrit për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Shpërndaje