Katër nga anëtarët e “Grupit Bajri”, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali kanë depozituar ditën e sotme kallëzim penal ndaj gjyqtares Iliriana Olldashi, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal, për shkak se kanë kaluar më shume se 3 javë dhe vendimi i masës së sigurimit “Arrest ne burg” nuk është zbardhur.
Për pasojë, aktet nuk janë depozituar në Gjykaten e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë.
“Po mundohen të na mbajnë me çdo kusht në burg”, shprehen në një pjesë të kallëzimit, anëtarët e grupit.
Edhe më herët, të katër anëtarët e grupit i janë drejtuar Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit me kërkesë ankimore ndaj gjyqtares Iliriana Olldashi dhe prokurorit Anton Martini duke kërkuar me ngulm largimin e tyre nga sistemi i drejtësisë si njerëz të papërshtatshëm dhe të nënshtruar nga faktorë politikë.