Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 5 mijë euro nga Komisioni i Disiplinës të UEFA-s, për shkak të vërshëllimave të tifozëve kuqezinj, gjatë ekzektuimit të himnit të Francës, në ndeshjen Shqipëri-Francë të zhvilluar në “Air Albania”.
Por, Disiplina nuk është mjaftuar me kaq, teksa ka vendosur të gjobisë Shqipërinë me 23 mijë e 500 euro gjobë, për shkak të sendeve të hedhura në fushën e lojës. Pra në total FSHF është gjobitur me 28 mijë e 500 euro. Një shumë kjo e konsiderueshme, duke ditur buxhetin e vogël që institucioni i futbollit shqiptar ka