Vllaznia firmos me mesfushorin me tipare sulmuese…

Shpërndaje

Vllaznia nuk ka nder mend te ndalet ne merkaton e kesaj vere. Klubi shkodran ka firmosur me nje tjeter futbollist.

Behet fjale per mesfushorin me tipare sulmuese, Demir Imeri. Lojtari 25 vjeçar qe para dy sezonesh ka qene pjese e Kamzes ne Superlige, tashme do te luaje me Vllaznine.

Klubi shkodran e ka zyrtarizuar pak minuta me pare akordin me kete lojtar permes nje njoftimi ne faqen zyrtare ku shkruan:

“Një tjetër futbollist cilësor është bërë pjesë e KF Vllaznia nga mbrëmja e sotme. Drejtuesit e klubit kanë firmosur me mesfushorin e avancuar Demir Imeri. Pas përvojave me disa ekipe të tjera, Imeri tashmë është vënë nën urdhërat e stafit teknik dhe është një element më shumë në dispozicion të tij.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij lojtari dhe njëkohësisht premton se në ditët në vijim do të ketë të tjera përforcime cilësore për skuadrën tonë”.

Shpërndaje