Thomas Brdaric, 45-vjeçari i cili ka provuar të luajë si sulmues në Bundesligë me skuadrat e Bayer Leverkusen, Stuttgart dhe Wolfsburg, do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Në të shkuarën ai ka provuar të luajë edhe me kombëtaren gjermane, duke shënuar e një gol.
Brdaric ka nisur punën si trajner prej vitit 2009. Ai ka provuar disa aventura në futbollin gjerman, teksa ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017.
Vllaznia do të jetë ekipi i dytë shqiptar që ai drejton, ndërkohë që sot ka dalë para medieve dhe ka thënë fjalët e para për sfidën e re që ka pranuar. Krahu i tij i djathtë do të jetë Elvis Plori, ndërkohe mbeten pjesë e stafit Ideal Lekiqi dhe Safet Osja.