Vllaznia akord me sulmuesin Junior për nderprerjen e bashkëpunimit…

Shpërndaje

KF Vllaznia bën të ditur se me futbollistin Silvion Rodrigues Pereira Junior është arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së punës dhe të bashkëpunimit mes tyre.

Vetë lojtari ka falenderuar klubin për mundësinë që i dha për të qenë për një vit e gjysëm pjesë e skuadrës kuqeblu dhe këtë e ka bërë publike edhe përmes faqes së tij teksa është shprehur se ngjyrat KUQ E BLU do të mbesin gjatë në kujtesën e tij.

KF Vllaznia e falenderon futbollistin Silvio Rodrigues Pereira Junior dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

Fotografia e KF Vllaznia - Faqja Zyrtare
Shpërndaje