Vllaznia merr fitoren më të rëndësishme të sezonit duke mposhtur me rezultatin 1-0 Kukësin, i cili u shfaq totalisht i dorëzuar në Shkodër.
Ekipi i Hysen Dedjas mposhti skuadrën e Shehit 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt duke legjitimuar Tiranën si kampionen e re të Shqipërisë për herën e 25-ë.
Nga ana tjetër, Kukësi e mbyll sezonin duarthatë. Vllaznia shpreson se do të sigurojë mbijetesën.