Përmes një komunikimi për mediat, Adem Bekteshi rektori aktual I universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka treguar arsyet e rikandidimit në zgjedhjet për rector të këtij institucioni që do mbahen me 30 korrik.
Në këtë garë, rektori eshte përballë dekanes së Fakultetit të Shkencave të Natyrës Suzana Golemi. Rektori Bekteshi bën të ditura arsyet ku e bazon rikandidimin e tij duke treguar disa nga arritjet gjatë punës si rektor në mandatin e parë.
Një nga sukseset më të mëdha është edhe hapja e degëve të reja në programe të ndryshme të studimit, duke përgatitur studentët edhe më mirë për tregun e punës shprehet rektori Bekteshi.
Ai sqaron se një nga pikat e forta të programit të tij për mandatin e dytë është rritja e numrit të studentëve.
Në fund, jo më pak të rëndësishëm, rektori Adem Bekteshi fton të gjithë studentët të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit për të zgjedhur programin më të mirë dhe më pranë interesave të tyre në katër vitet e ardhshme.