Donator i ri tek Vllaznia, Xhaferi: Është momenti i duhur, kemi plan afatgjatë për ta ringritur ekipin…

Shpërndaje

Lajmi se Bashkia e Shkodrës ka vendosur që t’i beosjë Alban Xhaferit rolin e donatorit te kuqbelutë, ka gëzuar opinionin sportin në qytetin verior. 

I ftuar në Ora Sport, Alban Xhaferi shpjegoi se çfarë e shtyu atë që të investojë tek ekipi verior.

Ai shprehet se duke parë vështirësinë që po kalon klubi, ishte momenti i duhur për një donator dhe beson tek një plan afatgjatë që do ta çojë ekipin e Vllaznisë sa më lartë.

Xhaferi: Unë jam Presidenti i ekipit të basketbollit të Vllaznisë dhe duke parë punën cilësore që kemi bërë tek ky ekip mendova dhe pjesën e futbollit. Ishte indicia kryesore. Para një muaji kam bërë një kërkesë zyrtare për t’iu bashkuar ekipit të futbollit Vllaznia si aksioner. Duke vlerësuar procesin e gjatë të privatizimit u dakordësova me kryetaren e bashkisë për tu bërë sponsor i ekipit. Është një marrëveshje bashkëpunimi, partneriteti me qëllimin e mirë.

Pjesa e aksioneve është më e mira në pjesën e marrëveshjes. Në mungesë të kësaj, duke parë situatën e vështirë të klubit këtë sezon, atëherë është momenti i duhur për të bërë një investim në mënyrë që vitin tjetër klubi të kthehet me dinjitet për të arritur rezultate më të mira. Në një plan të ri strategjik në një bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës dhe donacioneve nga ana ime, me qëllimin e mirë të çojmë klubin sa më lartë.

Shpërndaje