Një lojëtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë.
Kjo sepse, 29-vjeçari V.P ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes, 32-vjeçarin me iniciale B.L., pasi nuk ka qenë dakord për ekzekutimin të një penalltie.
Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.