Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 67 raste të reja me Covid-19 dhe 1 humbje jete.
Nga këta 10 janë regjistruar në Shkodër.
Gazetari i Ora News, Bepin Kolvataj, informon se prej tyre, 3 raste i përkasin Gjykatës së Apelit duke e çuar në 4 në numrin e të infektuarve në këtë institucion.
Ndërkohë, një ndër të prekurit është një personel i degës së Shërbimit Informativ Shtetëror të qytetit.
Rastet e tjera janë persona kontakti të rasteve të mëparshme të konfirmuara.
Nga informacionet e siguruara nga autoritetet shëndetësore, kemi të bëjmë edhe me një vatër e re të shtuar në Shkodër, ku përbën një shqetësim edhe institucionet.
Në total, në Shkodër janë 252 raste, pjesa më e madhe rreth 90% ndodhen në kushte shtëpie, ndërsa në spital janë shturar 8 pacientë, ku 2 prej tyre kanë komplikacione shëndetësore.
Deri më tani në vend janë regjistruar 2,114 raste poztitivë me Covid-19, dhe janë shënuar 47 persona.