Megjithëse ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi rihapjen e transportit publik, shoqatat e Transportit Ndërqytetas dhe Urban kanë paralajmëruar protesta deri në plotësim të kërkesave të tyre.
Ata refuzojnë të rihapen pa u ndryshuar protokolli i sigurisë dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë.
Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas është shprehur se MSH ka hequr masat kufizuese ndërsa protokolli vijon të jetë në fuqi, duke shtuar se janë në pritje të një vendimi nga MIE.
“Është e pamundur që të filloj transporti pasi nuk respektohet protokolli”, është shprehur Sulejmani.