Budina: I thamë mjekes që na mori tamponin të mos publikonte rezultatin, pas një ore Rama ….

Shpërndaje

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, bëri publik lajmin se vëllezërit Edomond dhe Robert Budina ishin infektuar me Covid-19, dhe shprehu keqardhjen e tij.

I ftuar në emisionin ”360 gradë” në ”RTV Ora” nga gazetari Artur Zheji, regjisori Edmond Budina tha se njëra nga gratë që i kishte shërbyer hallës së tij që më pas kishte ndërruar jetë, ishte shtruar në spitalin infektiv pasi ishte me koronavirus.

Edmond Budina: ”Për fat të keq halla jonë, gruaja e Sulejman Pitarkës ishte në spital, doli nga spitali dhe ishte në koma. Ne, të tre vëllezërit iu gjendëm pranë meqë fëmijët e saj janë jashtë shtetit, po ashtu edhe komshinjtë që ishim së bashku me ne. Ajo ndërroi jetë dhe ne e përcollëm në varreza. Xhovana kishte 6 ditë që ishte me temperaturë, sepse njëra prej grave që i shërbente hallës sonë, u shtrua në spitalin infektiv me koronavirus. Ajo e trembur kërkoi me insisitim për 6 ditë që të bënte tamponin por askush nuk ia vari. Po ashtu edhe vëllai i dytë Gjergji, dhe ai ishte me temperature askush nuk ia vari ndonëse është me diabet, me infarkt. Po ashtu edhe tre gra të tjera ishin me temperature dhe mezi ja bënë tamponin.”

Shpërndaje