Informacion Përmbledhës
Mbi veprimtarinë dhe ndjekjen e situatës epidemiologjike nga KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.21. 06.2020.
• NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot me dt. 21.06.2020 janë konfirmuar 12 raste pozitiv covid-19, raste prej tamponave të marrë me dt 20 Qershor.
• Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau-Dejës, shkon në 234 numri i pacientëve të infektuar me covid – 19.
• Janë rreth 94 paciente të izoluar në banese me simptoma të lehta.
• Të shtruar në spital janë 8 paciente, 6 paciente janë të shëruar tashmë, 1 prej tyre ka dal sot nga spitali .
• Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkine Shkoder sot u moren 15 tamponë u derguan në ISHP në Tr.
• Nga NJVKSH, Pukë, informohemi se sot nuk ka raste të dyshuar apo tampona të dërguar në ISHP. Ndërkohe që nga dt. 1 Qershor deri sot me dt. 20 Qershor janë 16 raste pozitiv covid-19, momentalisht jane 14 persona pozitiv covid-19 prej të cilave 1 person në kujdesin shendetësor në spitalin covid-19 në Tr, ndërsa 13 prej tyre janë në karantinim në kushte shtëpie me simptoma të lehta deri në asimptomatik, nderkohë sot nuk jane marrë tampona.
• Në bashkinë F.Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur asnjë rast të infektuar covid – 19. Dje është dërguar për ekzaminim një rast i dyshuar i cili ka rezultuar negativ
• Ndërkohe nga NJVKSH në Pukë dhe Fushë Arrëz në bashkëpunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojne kontrollet e subjekteve me grupe pune për konstatimin e respektimit të distancimit dhe zbatimin e rregullave të sigurisë.
Nga NJVKSH, Malësi e Madhe, informohemi se me dt. 21 Qershor 2020, vazhdon të ngelet 1 rast pozitiv i cili vazhdon karantinimin në kushte shtëpie. Gjendja e tij shendetësore është shumë e mirë. Sot nuk është marrë asnjë tampon dhe nuk ka asnjë rast të dyshuar, ndërkohë në bashkepunim me mjekun e familjes po monitorohet gjendja shendetesore e personit pozitiv i cili paraqitet i stabilizuar me shenja të lehta klinike. Vazhdon puna per Hetimin Epidemiologjik me qëllim zbulimin e rasteve të tjera të kontaktit.
Nga Spitali Rajonal, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 58 raste nga urgjenca, prej të cilave 2 raste të dyshuar për covid-19 i cili po ndiqen sipas protokollit.
Nga ISHSH ne bashkepunim me AKU me 21.06.2020, nuk ka patur inspektime.
Persa i perket asistences me ndihma ushqimore nga Bashkitë me dt. 21 Qershor 2020 nuk janë mbështetur dhe asistuar familjet me ndihma ushqimore.