Masat e reja, Manastirliu: Vendoset distancë sigurie në studiot televizive, ndërgjegjësim për të qytetarët

Shpërndaje

Parlamenti ka miratuar aktin normativ për masat e reja anti-Covid ditën e djeshme (18 qershor).

Në fjalën e saj ministrja Ogerta Manastirliu tha se këto rregulla janë vendosur për zhvillimin e debateve në media dhe për ata qytetarëve që kanë humbur punën e tyre.

Manastirliu: Vendosja e distancës së sigurisë në studiot televizive dhe sa i përket mbështetjes tonë për ata që kanë humbur punën, që janë të riskuar. Ndërgjegjësim për të gjithë qytetarët.

E rëndësishme për t’u theksuar është ndërgjegjësim, ndërgjegjësim, ndërgjegjësim për të gjithë qytetarët që sjellja individuale në raport me këtë virus është esenciale. 

Ndaj jo vetëm për faktin që shëndetësia është në gatishmëri, mjekët, infermierët, personeli shëndetësor janë duke sakrifikuar dhe duke u përballuar me flukse të shtuara, por të mendojmë më shumë për veten të afërmit, dhe se sjelljet individuale në këtë normalitet të ri të mundet t’i kthejmë në zakone të jetës tonë të përditshme. Të mos lejojmë që ky virus të bëjë që sistemi shëndetësor të vuajë. 

Shpërndaje