Zbulohet kalendari i javës së 30-të të Superiores, ja kur do të luhen ndeshjet…

Shpërndaje

Kategoria Superiore nuk ndalet, teksa ndeshjet vijojnë me një ritëm periodik. Lufta për titullin kampion tashmë është rihapur mes Tiranës dhe Kukësit, teksa distanca ka shkuar në vetëm 6 pikë. FSHF-ja ka përcaktuar edhe kalendarin për javën e 30-të, që do të luhet në dy ditë të ndryshme, të premten dhe të shtunën.

Fillimisht do të jetë radha e Tiranës që të zbresë në stadiumin “Selman Stërmasi” për të luajtur klasiken e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë, me objektivin e vetëm për të rigjetur tri pikët në kampionat. Në të njëjtën orë do të luhet edhe përballja tjetër mes Flamurtarit e Partizanit në Vlorë,e cila vështirë se mund të rezervojë ndonjë surprizë.

3 ndeshjet e tjera do të luhen të shtunën në orën 17:00. Vëmendja do të jetë në përballjen mes Laçit dhe Kukësit, me verilindorët që do të provojnë të marrin një tjetër fitore, për t’i bërë presion Tiranës.

Bylis do të presë Kukësin, në një duel që premton spektakël për formën që kanë treguar skuadrat këtë sezon, por edhe për objektivin e tyre për të zënë një vend në zonën europiane. Teuta do të udhëtojë drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin e rënë tashmë në Kategorinë e Parë.

Shpërndaje