Studentët e Shkodrës me maska e doreza rikthehen në auditore për provime

Shpërndaje

Janë rikthyer në auditore pas ndërprerjes 3 mujore si pasojë e koronavirusit. Studentët e viteve të treta bachelor dhe ato të masterit në universitetin “Luigj Gurakuqi” e nisën ditën e parë me provime.

Procesin e monitoroi nga afër rektori Adem Bekteshi i cili u shpreh se pjesmarrja rezulton në 90% dhe përpara kapërcimit të pragut te deres, studentëve u është matur temperatura dhe kanë qënë të pajisur me maska e doreza.

Për të kryer matjen e temperaturës dhe komunikimin me ta janë ngarkuar bashkëmoshataret e tyre që studiojnë në degen e infermierisë.

Rektori i Shkodres ka një apel për të rinjtë që nuk kanë arritur të regjistrohen online.

Vetë studentët, ata që vijnë nga rrethet kanë vendosur të qëndrojnë në Shkoder deri në përmbylljen e provimeve dhe proçedurave të tjera, pasi lëvizja për ta në mungesë të transportit publik është e pamundur.

Mundësia e dyte për studentet është shtatori, në caktimin e datave të riprovimit.

Shpërndaje