Lika: Vllaznia më e mirë se Teuta, shkojmë në 1/2 e kupës

Shpërndaje

Optimizëm në kampin shkodran në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, asaj ndaj Teutës që do të luhet në “Loro Boriçi”. Pas administratorit Lici e trajnerit Dedja, besimin për kualifikim e ka shprehur edhe kapiteni Gilman Lika.

Në prononcimin e tij për mediat një ditë para ndeshjes, pikësëpari mesfushori i kuqebluve është ndalur tek humbja e fundit me Laçin duke deklaruara se skuadra ka nxjerrë mësimet e duhura nga ai takim…

Ndërkohë duke u ndalur konkretisht tek sfida me Teutën, Lika është shprehur se Vllaznia duhet të besojë tek kualifikimi sepse nuk ka asgjë më pak sesa kundërshtari, madje ka deklaruar se ekipi shkodran është më i mirë se ai durrsak.

Ndeshja Vllaznia- Teuta luhet sot në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndërkohë që ajo e kthimit që do të nxjerrë edhe skuadrën gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, do të luhet pas dy javësh në Durrës.

Shpërndaje