Një letër për Ramën nga një burg i Italisë, ja çfarë i kërkojnë…

Shpërndaje

Në këtë kohë të çështjeve të forta politike, një letër nga të dënuarit shqiptarë nga burgu i La Spezias” në Itali, i ka ardhur kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët e dënuar në shtetin fqinj, i kërkojnë që të ekstradohen në vendin e tyre.

Ata kërkojnë që dënimet e mbetura t’i kryejnë në Shqipëri pasi familjet e tyre e kanë mjaft të vështirë përballimin e shpenzimeve në burgjet e Italisë.

”Nuk po ju kërkojmë as të na falen dënimet e as të na hapen dyert pa kryer dënimet që kemi, por po ju kërkojmë pak të drejta si çdo pjesëtar i qenies njerëzore e jo të jemi apo të ndjehemi të braktisur nga shteti e Nëna e Madhe Shqipëri”.

Letra e të burgosurve drejtuar kryeministrit Edi Rama

Zoti kryeministër i Republikës së Shqipërisë, zoti Edi Rama. Së pari të urojmë shëndet tuajin dhe familjar. Jemi një grup të dënuarish shqiptarë në burgun e La Spezias në Itali.

Të urojmë punë të mbarë në përballimin e gjendjes ktitike të krijuar nga ky virus i mallkuar COVID-19. Të bëjmë komplimentat tomë të përzemërta për dërgimin e një grupi misionar doktorash e specialistësh të fushës mjekësore në ndihmë të Italisë.

Neve si një popull i vogël kemi një forcë të madhe dhe jemi pjesë e kësaj bote të madhe.

Të dënuar nga drejtësia italiane metë padrejtë apo drejtësisht jemi duke vuajtur dënimin dhe në një sasi jo të dyfishtë por të dhjetëfishtë në mungesë të takimeve me familjarët që janë një rëndësi shumë e madhe për ne, të cilët bëjnë sakrifica për të na mbajtur ekonomikisht dhe gjithashtu moralisht.

Po vuajmë jo vetëm stresin e kësaj krize botërore Covid-19 por edhe kërkesat që kemi prezantuar këtu e shumë vite të kaluara për të qenë të ekstraduar në vendin tonë për ekzekutimin e dënimit tonë pranë familjeve tona siç ligjet dhe traktet euro-shqiptare e parashikojnë.

Përveç kërkesave e të drejtave që të dënuarve u takojnë por që snë burgjet e Italisë nuk konsiderohen fare të njihen. Nuk po ju kërkojmë as të na falen dënimet e as të na hapen dyert pa kryer dënimet që kemi, por po ju kërkojmë pak të drejta si çdo pjesëtar i qenies njerëzore e jo të jemi apo të ndjehemi të braktisur nga shteti e Nëna e Madhe Shqipëri.

Nuk na ngelet gjë tjetër përveç shpresave. Të jemi të prezantuar si çdo nënshtetas i çdo shteti tjetër, ku prezantohen tek ambasadat për nënshtetasit e tyre, gjë e cila neve si shqiptar nuk na ka ndodh.

Tani po ju urojmë punë të mbarë e shëndet të plotë juve dhe gjithë shqiptarëve, ju lutem na bëni të ndjehemi pjesë e shqiptarëve të të madhes Nëna Shqipëri, Me shumë respekt e ndjeshmëri Lorenc Xhovalin Shota.

Shpërndaje