Bujar Qamili tregon se cila zonë e Shqipërisë apo shtet lëshon më shumë lekun

Shpërndaje

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë i ftuar kënëgati i njohur Bujar Qamili. Gjatë emisionit ai ka treguar se cila zonë e Shqipërisë paguan më shumë nëpër dasma dhe cili shtet e lëshon lekun më shumë.

Arjola Shehu: Kush hedh më shumë lekë, Shqiperia e veriut e mesme apo e jugut? 

Bujar Qamili: Shiko, nëse ja jepen disa mundësi, për të bërë disa koncerte, duhet t’i lësh të gjitha dhe të shkosh të bësh ato në Amerik.

Arjola Shehu: Për me vënë pak dhjamë.

Bujar Qamili: Jo asaj i thonë të vesh shumë dhjamë. Nëse të jepet mundësia të bësh vetëm 1 koncert, mos e ndërro Londrën me asnjë shtet të botës. Nëse do të shkosh nëpër dasma rregullisht, shko në zonën e Shijakut.

Arjola Shehu: Kush janë më të lodhurit?

Bujar Qamili: Zakonisht kudo që shkojmë, të shkretit çohen e hedhin lekun e bukës. Për shembull Shkodra nuk e ka traditë hedhjen e lekëve.

Arjol MucajUnë kam dëgjuar nga një tjetër artist që performon në shtete të ndryshme i cili ka thënë se shqiptarët e Australisë hedhin shumë para, me mijëra dollarë, deri në 100 mijë dolla për koncert.

Bujar Qamili: Është e vertetë, australia është jashtëzakonisht mirë, dhe mbahet për hedhjen e lekëve. Këto 5 vitet e fundit ka rënë pak ritmi dhe leku dhe andej.

Shpërndaje