Gazetari Artan Hoxha thotë se áténtàti ndaj Ardjan Çapjas në Elbasan paraditen e sotme, është organizuar nga disa ish- komando nga Veriu.
“Ka ndarje vetë brenda komandove. Në këtë lloj áténtàtesh, snájperistët janë jo të zakonshëm, janë të mirëstërvitur dhe me shumë mundësi ish-komando. Kujtojmë ngjarjen e Kastriot Reçit, u gódit në distancë dhe ne sot jemi pa autorë. Është ngjarja e vështirë.
Në Shqipëri kemi shumë pak forca speciale dhe e gjej të pavend që këta njerëz të forcave speciale që sakrifikojnë veten e vet, familjen dhe shqiptarët kanë shpenzuar miliona lekë për ti stërvitur
Ata janë një ármè. Nuk janë thjesht një qenie njerëzore. Ai është një ármè e stërvitur dhe atë punë di të bëjë, nuk bën gjë tjetër.
Kur ngelet pa përkrahje bën dhe gjëra të tjera e kuptoni ju sa mund të marrë një komando nga një ngjarje e tillë.
Sa ç’merr gjithë vitin e merr nga një grup krìmínàl për një javë. Aténtàte të tilla kanë kosto të shumta. Objektivi ishte i vështirë, Ardian Çapja ruhej, ishte i mbrojtur. Është drejtuesi i një familjeje që ka një histori të gjatë, me dy dekada përplasje.
Aténtàti tjetër më i afërt që iu bë ishte nga ana e shtëpisë së fqinjit. Gjetën një makinë identike si të fqinjit dhe e klonuan, për ta futur në veprim.
Ata e kanë studiuar dhe kanë vëzhguar orët kur del nga shtëpia. Autorët ishin nga Veriu i Shqipërisë, dyshohet ish-anëtarë të forcave speciale, ish-komando, të paktën qìtësi.
Edhe në aténtàtin e dytë, qìtësit bënë një gabim. Harruan që ngjitur me shtëpinë e Çapjas ishte një servis dhe punëtori aty reagoi shpejt” tha Hoxha për ABC News.
Artan Hoxha thekson gjithashtu që policia nuk u thirr nga familjarët, por nga spitali.
“Kemi të bëjmë me persona që nuk flasin dhe nuk bashkëpunojnë. Të gjitha tentativat për t’i elímìnúar nga afër kanë dështuar për shkak të një gabimi që nuk e kanë llogaritur mirë. U desh pak kohë që të kuptohet se kishim të bënim me një kónflikt të ri.