Ngjarja e sotme në Elbasan me të plagosur Ardian Çapjan, për gazetarin e kronikës Artan Hoxha është pasojë e një zinxhiri të gjatë që tregon se si ka dështuar në vijimësi shteti.
Gazetari i njohur ka dhënë edhe detaje mbi armën snajper që është përdorur në këtë atentat, duke saktësuar se ka qenë një armë tepër e rrallë finlandeze .
“Modeli i pushkës me të cilën është qëlluar është “Sako magnum” e kalibrit 338, është një armë e rrallë. Forcat speciale tona duhet të kenë dy të tilla. Deri në 800 metër nëse ke të bësh me qitës të mirë, është efikase.
Edhe në rastin konkret predha atij i ka kaluar në pjesën poshtë sqetullës. Është tejshpuese, nuk kanë gjetur as gëzhojë dhe as predhë. Ai lloj fisheku është shpërthyes dhe shkakton dëme të jashtëzakonshme brenda. Është armë profeisonale.
Distanca nga është bërë goditja, objektivi që ishte një objektiv i vështirë. I plagosuri i sotëm është një njeri që ruhej, që bënte lëvizje të kontrolluara, ka një sistem mbrojtës dhe një territor të vetin që nuk është kollaj të hysh, ndaj ka qenë dhe e vështirë goditja”, u shpreh Hoxha.
Ndërkohë në emisionin “Opinion” kanë mbërritur edhe disa foto që tregojnë se mjeti i përdorur nga atutorët e ngjarjes është djegur bashkë me armën./Opinion.al