“Kutia e zezë”, Teatri “Migjeni” nis provat për shfaqjen e re…

Shpërndaje

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka nisur provat për një shfaqje edhe pse pandemia e COVID-19 është ende prezent e aq më tepër teatrot janë ende të mbyllur.

Kjo nuk i pengon aktorët dhe pjesën tjetër që të bëjnë prova për shkak se teatri “Migjeni” ofron hapësirat e duhura për distancimin fizik.

Drejtorja e teatrit Rita Gjeka shprehet se do të respektohen të gjitha rregullat ndërsa regjisori që po vë në skenë shfaqjen Fatos Berisha shpreson që në Shqipëri teatrot të hapen sa më shpejt

Pandemia e COVID-19 ka çuar dëm sezonin teatror.

Shfaqja për të cilën aktorët kanë nisur provat është “Kutia e Zezë” e Paolo Xhenoveze që vjen me regjinë e Fatos Berishës. Një vepër që flet për një problem të madh social siç është përfshirja tej mase e shoqërisë brenda teknologjisë.

Ende nuk ka një datë se kur do të vihet në skenë kjo komedi por pas një muaji aq sa zgjasin provat ajo që mendohet është se deri atëherë teatrot mund të hapen dhe mund të rinisin shfaqjet e munguara për publikun e gjërë.

Shpërndaje