4 tërmete të njëpasnjëshme kanë rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në afëri të Thumanës.
Tërmetet kanë qenë me magnitudë nga 2.1 deri në 3.6 të shkallës Rihter.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë nga banorët e zonës, ndërkohë nuk dihet ende nëse ka apo jo dëme materiale.