Jonuz reagon për largimin nga Vllaznia: Në Shkodër ka lojë politike, problemet janë të thella

Shpërndaje

Trajneri Mirsad Jonuz sqaron në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV shkaqet e largimit nga Vllaznia.

“Qëndrova te Vllaznia për 10 muaj. Dhashë gjithçka për Vllazninë. Kam punuar çdo ditë, por çdo ditë kam patur probleme. Kam folur me drejtorin sportiv dhe administratorin, por duheshin sqaruar problemet.

Edhe pasi i sqaronim, dilnin probleme të tjera. Erdha te Vllaznia jo për para, as për karrierë, por për dëshirën time. Po flas hapur. Kam patur tre oferta. Një në Iran me një shifër 3 mijë dollarësh.

Problemi i fundit për mua janë paratë. Por, nëse përballësh çdo muaj me problemet financiare të lojtarëve, do të kisha edhe 10 herë më tepër greva nga lojtarët. Çdo ditë flisja me lojtarët që duhet të vazhdonin të punonim. Shpenzoja energji për këtë, duke mos patur mbështetje.

Erdha te Vllaznia më 18 maj dhe vazhdova direkt stërvitjen, sepse qëndrova në karantinë për 14 ditë. Fola me lojtarët për problemet. Njëri më tha se nuk kishte para për të paguar dritat. Një tjetër më tha se nuk kishte para për karburant. Fola me administratën, për mua është shumë e rëndësishme që problemi i dietës ushqimore të zgjidhet.

Problemi nuk është te administratori Suad Lici. Problemi është se në Shkodër ka një lojë politike që futet Vllaznia. Vetëm për 7 ditë është shpenzuar buxheti i vitit 2020. Për një klub është e domosdoshme që gjithçka të sqarohet”, deklaroi tekniku Mirsad Jonuz.

Shpërndaje