Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, foli në lidhje me largimin e papritur të trajnerit Mirsad Jonuz.
Në një prononcim për emisionin “Gol pas Goli”, Lici pretendoi se maqedonasi e përdori si justifikim pjesën e krizës, teksa ka mbetur i zhgënjyer nga largimi i Jonuz, i cili sipas administratorit nuk u dha as dora.
LARGIMI I TRAJNERIT- “Jonuzit i ka mbaruar kontrata dhe bëri zgjidhjet e vetë. Më duket gjë normale. Ne do të vazhdojmë punën tonë dhe do të bëjmë zgjedhjet e duhura në vazhdim.
Ne kemi gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarët. Do të paguhen me kontratën që kanë pasur. Gjatë përiudhës që nuk kanë luajtur, janë paguar nga FSHF”.
DEKLARATA E JONUZ – “Klubi ka për detyrë të paguaj banesat lojtarëve, pjesat e tjera i mbulojnë vetë. Ka 4 ditë që klubi ka bërë pagesat e shkurtit, të hënën do bëhen pagesat e marsit.
Trajneri ka gjetur justifikim dhe ka kërkuar që ti zgjasim kontratën për muajin qershor dhe korrik. Jam pak i zhgënjyer, se nuk na dha as dorën. Gjithsesi është ndeshja e tij”.
PANORAMASPORT.AL