Një 32 vjeçar nga Shkodra dhe një 49 vjeçar nga Cërriku u arrestuan krejt papritur mëngjesin e sotëm. Madje, asnjë prej tyre nuk e priste një “fat” të tillë. Teksa në duart e tyre vendoseshin prangat në të njëjtën orë, secili kërkonte një mandat, të bindur në pafajësi.
Por, provat nga Italia ishin më shumë se të qarta. Dosja e plotë e përcjellë për autoritetet shqiptare nga Interforca Italiane ishte e kopsitur. Dy shqiptarët që siguronin rrjetet e drògës dhe e rishisnin atë përmes tráfikántëve të vegjël janë zbuluar përmes metodave speciale të hetimit italo-shqiptar.
Asnjë nga dy të árrestuarit e operacionit “ZAD” nuk ishte i punësuar, por miliona lekë mbërrinin në llogaritë e tyre dhe që të gjitha nga Italia. Koiçidenca ishte se për të dy paratë vinin nga Pistoia dhe një ditë njëri pas tjetrit.
Por taktika është zbuluar. Aktiviteti i shitjes dhe rishitjes më tej në doza të vogla të kòkáinës ka rënë në sytë e karabinierëve, që për më shumë se dy vjet hetuan dhe kërkuan árrestimin e tyre, por pa asnjë mundësi.
Pas shumë hetimesh, e përgjimesh, duke kryer edhe shumë veprime hetimore përmes llogarive bankare u zbuluan dy shqiptarët, për árrestimin e të cilëve ka vepruar Policia shqiptare, ndërsa “vartësit” e tyre në Itali, shqiptarë dhe italianë, por edhe shtetas të kombësive të tjera janë arrestuar në vendin fqinj.
NJOFTIMI I POLICISE: