71-vjeçari italian gjendet pa jetë në dhomën e hotelit në Kamzë, dyshimet e para

Një 71-vjeçar italian është gjetur pa shenja jete në dhomë mëngjesin e sotëm në një hotel në Kamzë.

Viktima është me inicialet A. S. Konstatimi është bërë nga shërbimi i hotelit.

Policia thekson se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se italiani ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.