4 mijë euro për një provim tek Akademia e Policisë/ Korrupsioni që çoi në pranga pedagogun me gradën Kryekomisar

Dalin në dritë detaje në lidhje me arrestimin e një pedagogu dhe të një studenti tek Akademia e Policisë.

Hetimet e nisura nga SPAK cuan në prangosjen e pedagogut Qtsor Gurra dhe të studentit Dritan Lelaj. Ata akuzohen për veprat penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”,

SPAK në bashkëpunim me SHCBA siguruan prova të mjaftueshme për këta dy persona të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

Shtetasi Dritan Lelaj ka ofruar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të proçedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit.

Ndërkohë pedagogu  Qetsor Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin Dritan Lelaj në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27 tetor 2021 në ambjentet e Akademisë së Sigurisë.

Për këtë arsye si pasojë e kërkesës nga SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit: Qetsor Gurra dhe Dritan Lelaj, të cilët u arrestuan këtë të enjte.