14 raste të reja me koronavirus në Qarkun e Shkodres…

Vazhdon të rritet numri I personave të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 14 raste të reja, ku 11 I përkasin bashkisë Shkodër dhe 3 raste e tjera I përkasin bashkisë Pukë.

Dy nga të infektuarit janë punonjës të bashkisë Shkdoër, konkretisht një nga nënkryetaret e bashkisë dhe personi tjetër është punonjës në shtëpinë e fëmijës 6-16 vjeç, po në Shkodër.

Me konfirmimin e rasteve ka filluar edhe procesi I dezinfektimit të ambjenteve të këtyre institucioneve. Prej disa javësh infeksioni është përhapur në disa institucione shtetërore.

Një nga institucionet më të prekur nga Koronavirusi është Gjykata e Apelit, ku deri më tani, gjashtë është numri I të infektuarve.

Ndërkohë, vatra të tjera të institucioneve shtetërore janë tashmë bashkia Shkodër, Shtëpia e Fëmijës 6-16 vjeç, Spitali Rajonal I Shkodrës.

Apeli I institucioneve shëndetësore në Shkodër është që qytetarët të vazhdojnë të zbatojnë rregullat anti-COVID, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve, ruajtjen e higjienës personale.

Mbajtja e maskës është domosdoshmëri për të parandaluar përhapjen e infeksionit në ato ambiente ku nuk ruhet distanca.

Numri I rasteve aktive gjatë 24 orëve të fundit është më shumë se 150 persona, ku më shumë se 140 janë qytetarë të izoluar në banesa, ndërsa 12 janë pacientë të shtruar në spitalin Infektiv ku po marrin shërbim nga mjekët atje.

Lajm I mirë vjen se ditët e fundit është shënuar edhe një rritje e personave të shëruar nga Koronavirusi.