“1 shekull tempull i dijes”, kremtohet 100 vjetori i Gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër…

Në Shkodër u kremtua 100 vjetori i themelimit të Gjimnazit 28 Nëntori, i nderuar nga Presidenti me Titullin “Nder i Kombit”

Në 1922 i hapi dyert për të pritur nxënësit e parë.

Dikur i njohur si gjimnazi i shtetit, “28 Nëntori” në Shkodër  shënoi 100 vjetorin e themelimit.

Krenari kombëtare për rezultatet e arritura ndër vite dhe brezat e formuar në këto banka, sot shkëlqejnë në fusha të ndryshme të jetës, si brenda dhe jashtë Shqipërie.

“Me shumë emocion jemi duke pritur e përcjellur mysafirët tanë të veçantë,” tha  Albana Bushati, drejtoreshë e gjimnazit “28 Nëntori”.

“Gëzuar këtë 100-vjetor të krenarisë së kombit, nderit të kombit,” tha Brisela Kadija, drejtore ZVA Shkodër.

Drejtues, mësues dhe nxënës ndër vite të këtij gjimnazi, sa herë futen në këto mjedise mbushën me emocione.

“Unë jam dëshmitar i gjysmë shekulli, por mendoj që ky gjimnaz do të ketë këtë emër me shekuj,” tha Mehdi Kroni, pedagog.

“Kjo shkollë është ajo që na bën ne krenarë. Ne thjesht kemi pas fatin të jemi nxënës të saj,” tha Arben Beqiri, kirurg.

“Është një ditë e veçantë.Kam shumë emocion. Nostalgji të paparashikuar dhe pamenduar. Gjithsesi është shkolla e zemrës,” thaMuhamet Shala, ish-drejtor.

Në këtë shkollë janë mbledhur ndër vite nxënësit më të mirë jo vetëm të veriut por edhe të gjithë Shqipërisë.

5 prej tyre sot janë shkencëtarë, 1 punon për misionin NASA të Amerikës, ndërsa pjesa më e madhe e specialistëve në spitalet tona.

Në këtë përvjetor jubile gjimnazi “28 Nëntori” u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.