𝗔𝗞𝗨 𝘁𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿ë𝘃𝗲: 𝗕𝗹𝗶𝗻𝗶 𝗯𝘂𝗸ë 𝘁ë 𝗽𝗮𝗽𝗿𝗲𝗿ë…

NË VËMENDJE TË KONSUMATORËVE!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bazuar në opinionin e specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, sjell në vëmendje të konsumatorit këshillën që produkti bukë të blihet i paprerë në njësitë e tregtimit të këtij produkti.

Prerja e bukës është një proces ndërhyrje mekanike që sjell prishjen e “guackës mbrojtëse” të këtij produkti ushqimor ndaj kontaminimit të mundshëm, si dhe prishjen e strukturës kimiko-fizike, duke ndryshuar cilësinë apo vetitë e produktit ushqimor, të tilla si: vlerat ushqimore, aroma, shija, etj.

Gjithashtu, referuar opinionit të specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, argumentohet se prerja e bukës sjell ngurtësimin e saj, tuli i bukës bëhet më i ashpër, lagështia pakësohet, duke humbur kështu freskia e produktit ushqimor, pra ulet cilësisë e tij.