Zyrtarizohet kandidati i parë i PD-së së drejtuar nga Alibeaj, për zgjedhjet e 14 majit…

0
150

Pas dështimit të negociatave mes palëve në PD për daljen me një kandidat të përbashkët, grupimi i Alibeajt duket se ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore, duke përcaktuar emrat që do të garojnë për bashkitë.

Sipas Ora News, Agron Kapllanaj ka konfirmuar kandidaturën e tij zyrtare për Bashkinë e Mallakastrës, teksa thotë se në fundjavë pritet zyrtarizimi përpara strukturave.

Kapllanaj: Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019.

Përsa i përket përçarjes brenda PD-së, Kapllanaj thotë se i largohet gjuhës akuzuese ndërsa shton se emri i tij bashkon demokratët në Mallakastër.

Kapllanaj: Demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë e kam dëshmuar në ditë të vështira se ju kam shërbyer atyre. Ju kam shërbyer demokratëve dhe socialistëve pa dallime. E kur nuk kam bërë këto dallime, nuk mund të shoh dallime brenda familjes time politike.

Unë do të jem kandidat. Partia ime, siç e thashë dhe e kam thënë, janë qytetarët mallakastriot. Atyre u detyrohem dhe do jem aty për ta.

Në anën tjetër, kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon procesin e primareve, ku përmes votave të anëtarësisë do të përcaktohen kandidatët më mirë për bashkitë e vendit.

PËRGJIGJU