Zyra e ALEAT në shkoder akoma pa sistem, qytetarët në pritje për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti…

Zyrat e ALEAT në shkoder ka qene pa sistem  gjatë paradites së sotme. Për këtë arsye as këtë të hënë nuk është ofruar  asnjë shërbim qytetarëve, të cilët ishin të shumtë, në radhë duke pritur për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti.

Qytetarët shprehen të revoltuar se kanë që në mëngjes që presin pranë kësaj zyre për të marrë shërbim.

Që ditën e premte u njoftua se nuk do të punohej për shkak të bllokimit të sistemit për të forcuar sigurinë. Ndërkohë e njëjta situatë është edhe në zyrat e gjendjes civile.

Pas sulmit kibernetik ndaj sistemit “TIMS” nga qeveria e Iranit dhe sulmit tjetër kibernetik të ndodhur në korrik të këtij viti ku u goditën shërbimet ‘online’, kjo ndërhyrje në shërbimin e Gjendjes Civile vjen për të rritur nivelin e sigurisë dhe për të garantuar në këtë mënyrë që shërbimi të jetë i pa ndërprerë edhe në rast se do të ishte pre e një sulmi të  ngjashëm kibernetik siç ndodhi në sistemin  “TIMS”, apo dhe ndaj shërbimeve online./RealitetiPost/