
Një banesë në lagjen “Salo Halili” të Shkodrës është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të flakëve apo nëse ka persona të lënduar.




