Zgjedhjet vendore/ Meta: Opozita duhet të dalë me kandidatë të përbashkët…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se është pro kandidatëve të përbashkët të opozitës në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Meta tha se dalja me kandidatë të përbashkët është zgjidhja më e mire në kushtet kur opozita përballet me një shtet mafioz.

Opozita duhet të dalë në gjithë Shqipërinë me kandidat të përbashkët. Kjo është më e mira për situatën se jemi në kushtet e një shteti mafioz opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar. Në kushte të tjera sa më shumë kandidatë do ishte më mirë, por nuk jemi në kushte demokratike, jemi në kushte që opozitës as nuk i lejohet të vonohet, as të mos bashkohet as të mos koordinohet. Partia e Lirisë është e interesuar vetëm për fitoren e opozitës, edhe për rezultatin e saj, por këshillat bashkiakë do kthehen në parlamente të fuqishme vendore shumë shpejt”.